Arbëri

Qeveria i del në mbrojtje u.d. së kryeshefit të “Trepçës”, Kurti premton investime multimilionëshe

Foto: ZKM
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka ofruar mbështetjen e Qeverisë ushtruesit të detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes “Trepça”, Enis Abdurrahmani, pas sulmit fizik që pësoi ky ditë më parë në vendin e punës, për çka të dyshuar janë punëtorë të kësaj ndërmarrjeje. Në një konferencë për media pas vizitës që i bënë “Trepçës”, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë premtuar investime multimilionëshe.

Kurti në deklaratën për media ka thënë se ka marrë informata se në Trepçë ka pasur prodhim të madh me nxjerrje të 20 mijë ton të xeheve.