Arbëri

Berisha: Rama në krah të Vuçiqit kundër Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në bashkëpunim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka dalë kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Duke folur nga ‘foltorja’ e mbajtur në Dibër, Berisha tha se janë kundër asaj që Shqipëria të bëhet “një fasadë” e Vuçiqit.

“Edi Rama u lidh në një mënyrë prevasali me Vuçiq, dhe në vend të nismave evropiane ndërmori nismat e Vuçiqit dhe Serbisë, u angazhua në mënyrë antikombëtare në projektin për ndarjen e Kosovës dhe kundër shqiptarëve. Ne s’jemi kurrë që Shqipëria të bëhet një fasadë e Vuçiq, i cili është po aq i verbër, i ligë dhe kriminel sa padroni i tij Millosheviq. Një njeri që nuk njeh gjenocidin e Srebrenicës, një njeri që nuk njeh gjenocidin e serbëve ndaj shqiptarëve që mohon masakra. Së bashku me të këto iso mban Rama, refuzon rezolutën për gjenocidin. Po pse duhet të insistojmë që Beogradi të njohë gjenocidin, sepse është i gatshëm të kryejë të tjera nëse s’merr përgjegjësi për ato që ka kryer”, tha Berisha./tch