Arbëri

Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Qendrës së VV-së në Shqipëri

Descriptive Text

Boiken Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Siç ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook dorëheqjen e ka paraqitur pas rezultateve në zgjedhjet e fundit në Shqipëri.

Ai ka thënë se në datën 15 shtator ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që thotë se e kishte diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e tij për rezultatet në Shqipëri.

Ai thotë se ka pritur ta bëjë këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale.

“Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet. Ndërkohë në Kosovë, nga vendi i tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, VETËVENDOSJE! tash është e para edhe me votën popullore nëpër komuna në nivel Kosove. Sfidat nuk janë të vogla para 12 balotazheve pas katër javësh, por jemi me shpresë e të angazhuar si rrallë herë më parë. E ardhmja është e Lëvizjes, e shqiptarëve”, ka thënë ai.