Arbëri

Bahtiri: E kam uruar Hamzën, në garë dikush fiton e dikush humb

 

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar pas publikimit të rezultateve preliminare për zgjedhjet lokale. Ai ka thënë se ia ka uruar fitoren kandidatit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe se punët do të jenë të përgatitura kur ky i fundit të shkon në komunë.

Bahtiri theksoi se në garë “dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli”.