Arbëri

14 persona të arrestuar gjatë procesit zgjedhor, shumica për dhënie apo marrje të ryshfetit

Nga 14 persona sa janë arrestuar gjatë procesit zgjedhor në vend, 13 prej tyre janë ndaluar, të përfshirë në gjithsej 6 raste.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se në Komunën e Kllokotit janë arrestuar 4 persona të dyshuar për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Në Malishevë janë ndaluar 3 persona në dy raste të ndara, dy persona për “dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” dhe një për “pengim i procesit të votimit.

Tutje, siç njofton Prokuroria, në Skenderaj janë ndaluar 3 të dyshuar për veprën “cenim i fshehtësisë së votimit”. Në Fushë-Kosovë janë ndaluar gjithashtu 3 persona për veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se do të vazhdojë të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtarë të të gjitha votave”, thuhet në njoftim.