1 perditesime
19:23

Policia jep detaje për sulmin me armë zjarri në Jarinjë

Ermir Bujupaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditur një kontenjerë në pikën kufitare në Jarinjë, ku shërbejnë policia kufitare dhe doganierët e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i ka thënë KOHËS se predha dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i fshatit Tusnica të Serbisë dhe se nuk raportohet për ndonjë të lënduar, derisa hetimet kanë nisur.

“Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjendet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem”, thuhet në njoftimin policor.

18:43

KP: Sulmohen me granatë policët dhe doganierët në Jarinjë

Para pak minutash është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, granata është hedhur nga ana e Serbisë.

Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar.