Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AP: Kosova voton për zgjedhjet komunale, Prishtina në fokus

Media prestigjioze ndërkombëtare po shkruajnë për zgjedhjet lokale të cilat po zhvillohen në Kosovë.

Associated Press ka shkruar se në fokus kryesor të këtyre zgjedhjeve është Prishtina, në të cilën, siç thuhet, partia e krahut të majtë, e cila tashmë udhëheq Qeverinë e Kosovës, po synon ta marrë pushtetit, përmes nominimit për kryetar të saj, të ish-ministrit të Shëndetësisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

AP-ja përmend edhe procesin e votimit në veri të Kosovës, duke theksuar dy incidentet e muajve të fundit në këtë pjesë, të cilat kanë nxitur tensione mes Kosovës e Serbisë.

Zgjedhjet komunale po zhvillohen në 38 komuna të Kosovës. Qytetarë me të drejtë vote janë mbi 1 milionë e 800 mijë banorë.

Deri në ora 11:00 dalja në zgjedhje sipas KQZ-së ka qenë 8,2%.