Të dielën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë mëngjesit mund të ketë mjegull në ultësira, kjo si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 13-15 gradë
“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale”, thuhet në njoftim.