Arbëri

Prokurori Smith: Një grup njerëzish në Kosovë do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar Specialen

 

Prokurori i Specializuar i Gjykatës Speciale, Jack Smith, ka thënë se ekziston një grup i vogël por i fuqishëm i njerëzve në Kosovë, që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë.

Përmes një komunikate për media, Smith ka thënë se ky grup njerëzish do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar gjykatën.