Gjatë javëve të fundit është shënuar një rënie e madhe e rasteve me COVID-19 në Kosovë. Si pasojë ka rënë edhe numri i rasteve aktive në nivel vendi.
Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive aktualisht është 786.
Po ashtu edhe numri i viktimave pothuajse ka rënë në zero.
Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.