Arbëri

Në Podujevë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq bie interesimi për vaksinim në muajin tetor

 

Muaji tetor ka shënuar rënie të numrit të të vaksinuarve kundër COVID-19 në tri komuna të rajonit të Prishtinës (Podujevë, Fushë-Kosovë e Obiliq). Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se krahasuar me muajt paraprak, në gjysmën e parë të këtij muaji ka më pak vaksina të administruara.

Në total këto tri komuna deri tash kanë administruar 125 mijë e 547 vaksina.