Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot me shi dhe temperatura të ulëta do të vijoj të mbajë edhe për dy ditët e ardhshme në Kosovë.
Sipas IHK-së, në viset e larta parashihet të bie borë, derisa në viset e ulëta parashihet të bie shi dhe borë.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.