Raportuesja për Kosovën në Parlamenton Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, duke thënë se ai duhet të kritikojë shtetet ku nuk po implementohet sundimi i ligjit.
Borrell, pas aksionit të Policisë së Kosovës sot, përfshirë edhe në veri, kishte reaguar në Twitter duke thënë se incidentetet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen. Dhe se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t'i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Please criticize countries where #RuleOfLaw is not implemented. #EU should support countries fighting #OrganizedCrime & #corruption. State institutions doing their job deserve our full respect. #EU-facilitated Dialogue is not about daily police operations. https://t.co/ZooZNU01Nv
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) October 13, 2021