Arbëri

SHBA-ja bën thirrje për ulje të tensioneve

Foto: AP
 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë pas ngjarjeve të sotme.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës dhe Doganës kundër kontrabandës, është hasur në rezistencë në veri të Kosovës nga një numër i serbëve, të cilët madje kanë shtënë edhe me armë e kanë hedhur edhe granata dore. Madje janë sulmuar me mjete shpërthyese edhe gazetarët. Dhjetë policë janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetë. Është raportuar për një protestues serb të plagosur, por Policia ka thënë se nuk dihet nëse është qëlluar nga Policia apo nga të shtënat e serbëve tjerë që dolën për të ndaluar Policinë e Kosovës.