Arbëri

Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria

 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjithë ata persona që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10,000 euro, të përfitojnë subvencionim të kredisë. Shuma e subvencionimit për secilin aplikues që kualifikohet është 10% e shumës totale të kredisë, deri në 300 euro.

“Të interesuarit për përfitim nga kjo masë fillimisht duhet të marrin kredinë në ndonjërën nga institucionet financiare të lincensuara në Kosovë, e pastaj të plotësojnë formularin për aplikim. Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.