Arbëri

Mot me vranësira e reshje shiu edhe në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Foto: KOHA
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe në pjesën e dytë të muajit tetor.

“Riga të intensitetit të dobët deri mesatar do të vazhdojnë edhe ditën e hënë, të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jen rreth zeros”, thuhet në njoftim.