Arbëri

Ambasadat pa zot shtëpie, propozimet e para presin pëlqimin e vendeve pritëse

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA

Pa zot shtëpie kanë mbetur 21 misione diplomatike nga 32 sa i ka Kosova në vendet tjera, disa me vite, për shkak të vonesave në emërimin e ambasadorëve të rinj. Megjithëse Qeveria nuk ka ofruar shifrën e saktë të Ambasadave pa titullarë, KOHA ka arritur t’i identifikojë disa prej tyre. Pa ambasador janë lënë qendrat kryesore vendimmarrëse përfshirë Uashingtonin, Londrën e Brukselin.

Në shtetin, aleatin kryesor mbi të cilin mbështetet Kosova, qe një vit nuk është caktuar ambasadori. Vlora Çitaku, së cilës i ishte dhënë mandati i dytë, u shkarkua nga Qeveria Kurti 1 në vitin 2020. Pasardhësi i saj nuk është dekretuar ende.