Arbëri

Rama dhe kryeministri holandez shtyhen rreth asaj se kush “duhet të hyjë i pari”

 

Liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të 6 vendeve ballkanike (Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Mali të Zi dhe Maqedonisë së Veriut) janë mbledhur sot në Slloveni për samitin e radhës, BE – Ballkani Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama, para pak minutash ka shpërndarë pamjet e hyrjes në vendin ku po mbahet samiti në Bërdo. Ajo që vihet re në këtë video është “zënka” mes tij dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte.