Arbëri

Aktakuzë ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve të VV-së për hedhje të gazit lotsjellës

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, së shpejti pritet të dalin para gjykatës lidhur me akuzat se në mars të 2018-s kishin hedhur gaz lotsjellës, me ç ‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila rezulton të jete ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë hedhur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.