Arbëri

Murati: Janë bërë pagesat e shtesave për fëmijë për mbi 16 mijë aplikuese

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijët për 16.001 qytetare që kanë aplikuar.

Siç ka bërë të ditur Murati 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta dhe u ka bërë thirrje t’i përmirësojnë ato.

“Sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese. 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka shkruar Murati.