Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar fermerët se një rast i gripit të shpezëve i quajtur “Avian Influnza” është shfaqur në Sekiraqë të Podujevës.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur. Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km”, thuhet në njoftim.
AUV-i tutje ka treguar se janë kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.
01 Tetor 2021 e Premte ...
Posted by Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise on Friday, October 1, 2021
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet tregtia e shpezëve pas shfaqjes së gripit Avian-Influenza
-
Paraqitet rasti i parë i gripit të shpezëve në Shtime, një fermë në karantinë
-
AUV-i bën thirrje që të raportohen ngordhjet e shpezëve
-
Dyshime për grip të shpezëve në katër lokacione në Kosovë
-
Ndalohet importi i shpezëve nga disa rajone të Polonisë në Kosovë