Arbëri

SHBA-ja i jep të drejtë Kosovës për reciprocitet, por pranon se u befasua

Zv.ndihmëssekretari amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar
 

Zv.ndihmëssekretari amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, i ka dhënë të drejtë Qeverisë së Kosovës për zbatim të reciprocitetit me Serbinë, por shtoi se veprimi i fundit për reciprocitet për targa i ka zënë në befasi

Escobar, në një audiokonferencë, pak orë pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat, tha se të dyja vendet i pret rrugë e gjatë në dialog.