1 perditesime
18:04

Fëmija afgan i lindur në Shqipëri merr emrin Albi

Albi është emri që i është lënë fëmijës së parë afgan të lindur në Shqipëri, ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Çifti afgan, që iku nga shteti i vet pasi talebanët morën pushtetin, vendosi t’ia vinte një emër shqiptar fëmijës, pasi ai erdhi në jetë në Shqipëri ku po qëndrojnë refugjatët.

“Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi. ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, dëshmi emocionuese e vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”, ka shkruar Rama.

12:23

Në Shqipëri lind foshnja e parë afgane, prindërit mendojnë për emër shqip

Ka lindur fëmija i parë afgan në Shqipëri, në spitalin e Lezhës. Ai është sjellë në jetë nga një 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë, ndërkohë që gjendja e të dyve është e mirë, shkruan Syri

Sipas këtij portali me bazë në Tiranë, prindërit kanë vendosur ta quajnë fëmijën me emër shqiptar dhe një nga më të preferuarit është Alban.

Doktori që ndihmoi në lindje Nikoll Brozi tha për Fax News se djali ka lindur në gjendje shumë të mirë, ndërkohë që në spital kanë mbërritur dhe të tjera gra afgane, të cilat janë në pritje të fëmijëve të tyre.

Ai thotë se një pjesë e tyre kanë shfaqur probleme të zakonshme të shtatzënisë, ndërkohë që familja afgane nuk pranoi të flasë, për shkak të frikës mbi sigurinë e tyre.

Prej disa javësh në Shqipëri, në qytetet si Shëngjin, te Shkëmbi i Kavajës dhe në Tiranë janë akomoduar qindra afganë që janë larguar nga shteti i tyre për shkak të marrjes së kontrollit nga talibanët. \Syri