Arbëri

Mediumi serb raporton për mbërritje të trupave të KFOR-it në Jarinjë

Trupa të KFOR-it kanë shkuar në pikën kufitare Jarinjë, raporton mediumi serb KosovoOnline, ku tash e një javë, ekipe të Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë atje, pas tensioneve të krijuara nga banorët serbë në veri të vendit.

Në konferencën e sotme para mediave, kryeministri Albin Kurti është pyetur për një ndërhyrje të mundshme të KFOR-it gjatë së hënës, derisa ky i fundit ka thënë se nuk është i informuar për një gjë të tillë.

Gjithashtu është raportuar për një mbërritje të forcave serbe në afërsi të Jarinjës.