Arbëri

Televizioni publik i Serbisë publikon pamje të ushtrisë afër kufirit me Kosovën

Foto: RTS
 

Televizioni publik serb “RTS”, ka publikuar pamje të ushtrisë së Serbisë, ku shihet që janë në afërsi të rrugës që çon në pikën kufitare të Jarinjës. Mediumi shkruan se aktualisht janë katër automjete të blinduara, në më pak se dy kilometra afërsi, dy "lazarë" dhe dy "milos".

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se i ka thënë sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, se nëse rrezikohen banorët serbë, do të presin 24 orë për intervenim të NATO-s.