Arbëri

Shqipëri, mbi dymijë viktima nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 2.640 persona të vdekur nga koronavirusi, derisa numri i pacientëve të shëruar është 153.619.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 viktima nga COVID-19 dhe 839 pacientë të shëruar. Gjatë kësaj periudhe janë testuar gjithsej 3345 persona, derisa në total numri i të testuarve është 1.184.815.

Sipas MSH-së, së fundmi janë shtruar në spitale 222 pacientë, të infektuar apo të dyshuar për infektim me COVID-19. Numri i rasteve aktive është 2.640.

Tirana vazhdon të jetë komuna më e prekur nga koronavirusi në nivel vendi. Ajo ka 5041 raste aktive, pasuar nga Fieri me 1139 raste, Durrësi 1088, Shkodra 1083, Vlora 681, Elbasani 603, Lezha 487, Berati 462, Korça 329, Kukësi 284, Gjirokastra 220 dhe Dibra 217.