1 perditesime
16:12

Diplomati rus thotë se Rusia është e shqetësuar nga situata në veri

Diplomati dhe ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Bokan Kharchenko, ka deklaruar se Rusia është e shqetësuar për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se situata e krijuar është shqetësuese, duke thënë se shteti që ai përfaqëson është i gatshëm ta mbështesë Kosovën dhe Serbinë në normalizim të marrëdhënieve.

Diplomati rus theksoi se dialogu mes dy vendeve nuk ka shenjë të gjetjes së kompromisit.

13:41

Ambasadori rus inspekton forcat ushtarake serbe në Rashkë

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, ka përcjellë nga afër bazën ushtarake të Serbisë në Rashkë, me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe shefin e Shtatit të Përgjithshëëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar ngritjen e gatishmërisë ushtarake për një pjesë të njësive të Ushtrisë së Serbisë.

Situata në veri është tensionuar, ku janë bllokuar rrugët në Jarinjë e Bërnjak, pas vendosjes së masës së reciprocitetit të targave ndaj Serbisë.

Pos ambasadorit rus ishte në bazë në Rashkë edhe i dërguaru i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Alexander Zinchenko.

Stefanoviq ka thënë se një pjesë e ushtrisë është në gatishmëri të shtuar luftarake dhe ai ka thënë se Kosova duhet të tërheq forcat policore nga Jarinjë e Bërnjaku, për të biseduar.

“Para kësaj, nuk është e mundur të bisedohet, me ata që nuk respektojnë asnjë marrëveshje dhe shkaktojnë destabilizim e trazira, me qëllim të dëbimit të serbëve nga veriu”, tha Stefanoviq, raporton Televizioni i Vojvodinës. “Ne nuk po sjellim tension, e as nuk do të na thotë ndokush se ku do t’i përdorim forcat, ushtrinë dhe policinë tonë në pjesën qendrore të Serbisë, ky është vendim sovran i Serbisë”.