Arbëri

Osmani: Faktori ndërkombëtar mos ta trajtojë Serbinë si fëmijën e lazdruar të Evropës

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në forumin e bashkëbisedimit me liderë botërorë, ndërsa në një bisedë në Universitetin “Columbia”, ajo foli edhe për reciprocitetin e targave që së fundmi Kosova i vuri Serbisë. Osmani deklaroi se faktori ndërkombëtar nuk duhet ta trajtojë Serbinë si “fëmijën e lazdruar të Evropës” pasi ishte ajo që eskaloi situatën rreth kësaj çështje. 

Presidentja e Kosovës e konsideron reciprocitetin në tregti si një prej parimeve më të shëndosha në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe, sipas saj, ishte gjëja e vetme që i mbeti Kosovës pas skadimit të marrëveshjes të vitit 2011 në Bruksel.