Arbëri

Vitia nuk tregon se kur do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka bërë të ditur se kur do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit për t’iu futur garës për të parin e Prishtinës, pavarësisht se kanë mbetur vetëm tri javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve komunale.

Vitia në një konferencë për media ku shpalosi masat e reja të Qeverisë kundër COVID-19, ka thënë se ai do të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore atëherë kur nuk do të jetë më ministër i Shëndetësisë.