Arbëri

Mesazhi i NATO-s: Mandati i KFOR-it në Kosovë është garantimi i sigurisë

 

Nëpërmjet thirrjes për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, NATO-ja ka kujtuar se mandati i KFOR-it në Kosovë është për të garantuar siguri dhe për të siguruar lëvizjen e lirë për të gjitha komunitetet.

Ka pesë ditë që kur pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë e Bërnjak, janë bllokuar nga protestues serbë. Ata po kundërshtojnë zbatimin e masës së reciprocitetit për targa, që ka hyrë në fuqi nga e hëna, me vendim të Qeverisë së Kosovës.