Arbëri

Kurti emëron këshilltar për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare, Besnik Pulën

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Besnik Pulën, këshilltar të jashtëm politik (pro-bono) për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare.

Pula, sipas njoftimit të Kryeministrisë, është profesor në Departamentin e Shkencave Politike të universitetit Virginia Tech në SHBA.