Dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 133 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 4139 mostrave
Në 24 orët e fundit ka vdekur një burrë i grupmoshës 50-59 vjet nga Podujeva dhe një grua mbi 80-vjeçare nga Ferizaj.
Nga 133 raste të reja, 25 janë në Prishtinë, 19 në Ferizaj e 17 në Podujevë, në Pejë janë 11 raste.
Më së tepërmi raste të reja janë në grupmoshën 40-49 vjet, 36 sosh, në atë 50-59 vjet janë 22 sosh, ndërsa në grupmoshën 20-29 vjet janë 18.
Në grupmoshën 10-19 vjet janë 11, ndërsa në atë 0-9 dy raste të reja.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 159.621, ndërsa prej tyre 2919 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 150.625.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 150.625.
Janë 6077 raste aktive.
Në 24 orët e fundit janë administruar 15.925 doza të vaksinës antiCOVID. 474.873 qytetarë janë vaksinuar me dy doza.