Arbëri

Sot, vazhdon gjykimi ndaj Mustafës, për Shalën mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes

Descriptive Text

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot do të paraqiten dy ish-pjesëtarë të UÇK-së. Nga ora 9:00 do të mbahet konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes në rastin ku ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, akuzohet për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ndërkohë nga ora 11:30, do të vazhdojë gjykimi ndaj Salih Mustafës.

Gjatë ditës së djeshme para trupit gjykues ka dhënë dëshminë e tij dëshmitari i parë i cili pretendon se është keqtrajtuar në fshatin Zllashë gjatë luftës së fundit nga Mustafa.

Salih Mustafa, i njohur në luftë si “komandant Cali” është i arrestuari i parë nga Specialja dhe ky është gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara. Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021. Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte. \ ksp