Arbëri

Vuçiq: Po shkelen normat themelore të marrëveshjes së Brukselit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se normat themelore të marrëveshjes së Brukselit nuk janë duke u përmbushur, raporton B92.

Ai ka thënë se kjo çështje duhet zgjidhur, por se nuk do të pranojë marrëveshje të tillë, ku të plotësohen 20-30 për qind të kërkesave të Kosovës e të jetë i lumtur se nuk janë plotësuar të gjitha.

“Duhet të zgjidhet ky problem. Çfarë kemi bërë? Për çfarë duhet të flasim? Për një kompromis që ata të marrin 20-30 për qind të kërkesave të tyre e ne të jemi të lumtur që nuk bëhet fjalë për qind për qind. Nëse dikush thërret për këtë, atëherë mos të humbë kohë”, tha Vuçiq.

Kosova të hënën ka vendosur masën e reciprocitetit të targave të automjeteve ndaj Serbisë. Me masën e re, shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë duhetë të marrin targa të përkohshme të Kosovës, ngjashëm siç kanë bërë shtetasit e Kosovës që hynin në Serbi kur është dashur të marrin targa të përkohshme të Serbisë.

Vuçiq i pyetur për arrestimet e pretenduara të serbëve në Graçanicë për shkak të vendosjes së një posteri

“Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, Vuçiq ka thënë se Asociacioni është thelbi i marrëveshjes së Brukselit dhe se nuk e di për çfarë po arrestohen njerëzit.

“Unë pyes sërish BE-në. Si kanë ata të drejtë të abuzojnë me trupat e tyre të armatosur? Snajperë që shënjestrojnë çdo shtëpi? Dhe kur serbët përpiqen të zbatojnë diçka nga marrëveshja e Brukselit, ata thonë se nuk munden se nuk është në interes të tyre. Ata na sugjeruan se nuk do t’i heqin tabelat, por do të ngjisnin një afishe mbi flamurin në pllakat serbe ose pllaka provë në vend të targave të Kosovës. Unë thashë jo. Ju mund të detyroni gjithçka, por nuk do të merrnin pëlqimin tonë. Mund të prisni një qeveri tjetër”, ka thënë Vuçiq nga Budapesti. “Norma themelore e marrëveshjes së Brukselit nuk përmbushen. Është e pabesueshme”.

Ai ka thënë se edhe amerikanët kanë çasje të njëjtë ndaj Kosovës si evropianët.

“Kosova është fëmija e tyre, ata e bënë atë, e lindën dhe e përkundën”, ka thënë Vuçiq. “Amerikanë kanë mendim të njëjtë me evropianët. E vetmja gjë është se ata ishin më të sinqertë dhe thanë – kthehuni 20 vjet prapa dhe pastaj bisedoni. Në thelb politika e tyre për Kosovën është e njëjtë”.