Arbëri

Serbia kushtëzon dialogun me tërheqjen e Policisë nga veriu

 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është shprehur i befasuar me gatishmërinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të vazhduar dialogun.

Në një njoftim të kësaj zyre, thuhet se si “po mendon Kurti të dialogojë kur në veri i ka dërguar pushkët e gjata”.