Arbëri

7 të vdekur e 872 raste të reja pozitive me koronavirus në Shqipëri

Descriptive Text

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shtatë të vdekur si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 872 raste të reja me koronavirus nga testimi i 5175 mostrave. Janë shëruar 820 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 164.276 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2594 kanë përfunduar me fatalitet.

Janë shëruar 148.937 qytetarë, ndërsa janë 12.745 raste aktive.