Arbëri

Betejat në kufi

 

Pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak janë kthyer në pika beteje sa herë Kosova ka shtrirë autoritetin në veriun e banuar me serbë. Ato u përfshinë në flakë me t’u shpallur pavarësia, e edhe tre vjet më vonë kur Qeveria Thaçi ndërmori aksion për të vënë kontrollin mbi to. Rezistencë e tensione prodhoi tarifa 100 për qind e vendosur nga Qeveria Haradinaj, e edhe tash reciprociteti i aplikuar nga Qeveria Kurti

Ditën kur Kosova e shpalli pavarësinë, Fatmir Sejdiu si president i shtetit më të ri pati një thirrje për serbët.

“Thirrja jonë është që të kthehen në jetën normale, që të jenë pjesëtarë aktivë në proceset e rëndësishme të jetës së përditshme, por edhe jetës institucionale”, pati thënë Sejdiu më 2008.