Arbëri

Kryeparlamentarja e Shqipërisë viziton Kosovën të mërkurën

Me ftesë të kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën më 22 shtator. Kjo është bërë e ditur në letrën që Nikolla i ka dërguar Konjufcës, duke e falendëruar për urimin, me rastin e marrjes së kësaj pozite.

"Kuvendi i Shqipërisë dhe i Kosovës ndajnë mjaft prioritete të përbashkëta, si mbrojtja e dalja nga pandemia, përshpejtimi i ritmeve të zhvillimit, i rritjes së mirëqenies, i procesit të integrimit europian si edhe rritja e rolit të ndikimi të faktorit shqiptar në rajon e më gjerë, për të fuqizuar ekonominë e shtuar investimet, gjthinjë sipas vizionit dhe me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE”, thuhet në letrën e saj.

"Ju falenderoj gjithashtu për ftesën për të vizituar Kosovën dhe ju propozoj, nëse agjenda juaj e mundëson, të vij për vizitë zyrtare në Prishtinë në datën 22 shtator", thuhet tutje.

Image
Image