Arbëri

51 afganë largohen nga Kosova drejt SHBA-së

Drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë nisur 51 afganët që qëndruan përkohësisht në Kosovë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar se Qeveria e Kosovës, ajo e SHBA-së dhe NATO do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tutje, “për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera.”

“Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar ai në Facebook.