Arbëri

Todosijeviqi kërkon mbrojtje të ligjshmërisë ndaj vendimit me burgim efektiv

 

Mbrojtja e deputetit Ivan Todosijeviq ka parashtruar në Gjykatën Supreme kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, ndaj vendimit me të cilin ai u dënua me dy vite burgim për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka. Uka ka bërë të ditur se kërkesa në fjalë është parashtruar të premten, më 17 shtator, raporton “Betimi për Drejtësi”.