Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka bërë të ditur se mbi 80 për qind e stafit akademik në këtë universitet janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit. Sipas tij, përqindja do të rritet shumë shpejt pasi edhe një pjesë tjetër e stafit akademik është vaksinuar me nga një dozë.
Në emisionin “Java sonte me Rronin” në KTV, Sahiti ka thënë se nuk ka vënë re asnjë hezitim te stafi akademik për çështjen e vaksinimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi zhvilluar një studim kohëve të fundit me personelin akademik dhe administrativ. Nga ai studim rezulton që rreth 83 për qind para një jave ishin të vaksinuar me të dyja dozat. Edhe ai administrativ mbi 50 për qind. Pjesa dërrmuese do të jenë të vaksinuar”, ka thënë ai.
Bazuar në një njoftim të UP-së rreth 12 për qind e stafit akademik janë të vaksinuar me nga një dozë. Vetëm 4 për qind janë të pavaksinuar.
Duke folur për vendimin e fundit të Qeverisë që nga sivjet arsimi i lartë do të jetë pa pagesë, Sahiti ka thënë se Ministria e Financave është zotuar për rimbursim të fondeve që s’do të sigurohen nga pagesat që janë bërë deri tash nga studentët. Sipas tij, nëse rimbursimi do të bëhet, kjo s’paraqet pengesë në funksionimin financiar të UP-së.