Arbëri

Policia ndalon në kufi dy persona me teste false që i morën në një kafene në Novi Pazar

Descriptive Text

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, teksa kanë tentuar të futen me teste false për COVID-19.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në mëngjesin e së premtes. Dy qytetarët A.T. (1959) dhe S.T. (1999) kanë prezantuar dokumente që dyshoheshin se ishin të falsifikuara.

Gjatë intervistimit, të dy kanë pranuar se testet i kanë marrë në një kafene në Novi Pazar.

Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale të “falsifikimit të dokumentit”. Rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.