Arbëri

Rama i drejtohet PD-së: Jemi gati për çdo lëshim që ju doni

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalim në Kuvend të enjten, ku dhe do të prezantohet programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar.

Sot pritet të votohet qeveria “Rama 3”.

Ai përmendi sërish se është i hapur për bashkëpunim me Partinë Demokratike.

“Të jemi të qartë, ne nuk duam asnjë lëshim nga ju, por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju doni, ne nuk na duhet asnjë votë e juaja, ne nuk synojmë të arrijmë asnjë kompromis që ju nuk e dëshironi, por jemi gati të merremi vësh me ju për çdo gjë që ju dëshironi dhe i bën mirë vendit, njerëzve, të ardhmes”, deklaroi kryeministri teksa theksoi se mandati i ri do të jetë sfidues dhe gjërat duhen bërë në të mirë të popullit.

Rama kërkoi votëbesimin e qeverisë së re për mandatin e tretë ndërsa fjalimin e hapi duke sjellë në vëmendje raportin e grave dhe burrave në qeveri.

“Qeveria me më shumë gra në histori”, kështu e cilësoi kryeministri kabinetin Rama 3. Sipas tij në këtë mandat të ri, grave dhe vajzave po u jepet vendi i merituar. \euronews