Dy tërmete kanë lëkundur Shqipërinë në orët e para të së mërkurës.
Lëkundja e parë me magnitudë 4.1 u ndie rreth orës 04:20, me tërmetin që pati epiqendrën 12 kilometra në veri të Koplikut, ndërsa e dyta ishte me fuqi më të ulët 3.4 shkallë Rihteer, 20 minuta më pas.
Deri tani nuk është raportuar për dëme.
Tërmeti është ndier edhe në Malin e Zi.