Kosova e Britania e Madhe kanë nënshkruar sot marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.
“E arritur me rëndësi shumë të madhe për Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe partneritetit të fuqishëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes. Sot, së bashku me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z.James Heappey nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes. Me këtë marrëveshje, dy ministritë, kemi rënë dakord për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si: trajnime të përbashkëta, angazhime në operacione të përbashkëta dhe shkëmbim të praktikave më të mira. Falënderim dhe mirënjohje e thellë për Mbretërinë e Bashkuar, për gjithë kontributin dhe mbështetjen e dhënë për vendin, qytetarët dhe ushtrinë tonë! Shumë urime e na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit kudo në Botë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Lajmi i marrëveshjes është bërë i ditur edhe nga Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.
“Britania e madhe e Kosova kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, duke mbuluar disa fusha kyçe si stërvitje e përbashkët, angazhim operacional dhe shkëmbime të praktikave më të mira”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.
-
Kosova e Britania e Madhe dakordohen për stërvitje të përbashkëta ushtarake
-
Kosova e Mbretëria e Bashkuar me marrëveshje për zbarkime të përbashkëta ushtarake
-
BE-ja dhe Britania e Madhe arrijnë marrëveshje në disa fusha
-
Kosova e Gjermania nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë
-
Kosova e Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak