Arbëri

AGK-ja e EFJ-ja dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarëve nga Kosova

 

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë reaguar ndaj sjelljes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në raport me gazetarët nga Kosova.

Gjatë konferencë për media sot në Tiranë ku Rama mori pjesë me kancelaren gjermane Angela Merkel, një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte Kosova. Por, nuk është lejuar pyetje nga gazetarët nga Kosova drejtuar kancelares gjermane Merkel.