Para ndërtesës së Qeverisë, të dielën ka protestuar një grup qytetarësh, duke kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm. Ata paralajmëruan se vendimin e Qeverisë për vaksinim do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. Pjesa më e madhe e tyre u pa maska dhe pa distancë sociale.
“Kryeministri e ka shti në terr popullatën dhe nuk do me dëgjua për askënd. Nuk respektohen të drejtat tona dhe me Kushtetutë është shkelje e të drejtave tona. Andaj nuk lejojmë që dhunshëm me u shpu, dhe as fëmijët tanë nuk do i lejojmë të na i vaksinojnë”, ka thënë Arian Xhezairi, iniciues i protestës.
Tutje, protestuesi Arianit Sllamniku, tha se çështja e vaksinimit është padrejtësi ndaj tyre, dhe se çështjen në Kushtetuese do ta dërgojnë të hënën në ora 13:00.
“E kanë shkelur nenin 26 të Kushtetutës që kanë të bëjnë me raportin e individit dhe procesin e vaksinimit”, ka thënë tutje ai.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë nga koronavirusi kanë vdekur 2.772 persona, derisa pozitivë kanë rezultuar 156.578.
-
Vendimi i Qeverisë për vaksinim dërgohet në Kushtetuese
-
MSH-ja bën thirrje për vaksinim: Pandemia nuk ka mbaruar
-
Kushtetuesja e Sllovenisë kundër vendimit të qeverisë për vaksinim obligativ
-
Kroatët kundërshtojnë mbylljen dhe vaksinimin
-
Kurti bën thirrje për vaksinim: Kapërceni paragjykimet për vaksinat