Arbëri

Qeveria ndan 40 mijë euro për familjen që i humbi dy djemtë si pasojë e zjarrit në Ujz të Gjakovës

 

Qeveria e Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija nga fshati Ujz i Gjakovës, që të mërkurën humbi dy fëmijë si pasojë e zjarrit që ua kaploi shtëpinë derisa ishin në gjumë.

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur këtë vendim pasi vizitoi sot familjen. Sipas njoftimit, ai ka shprehur ngushëllime dhe ka inkurajuar familjarët që të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve, 12 dhe 13 vjeç.