Blerim Krasniqi, që nga 25 korriku po kurohej në spitalet e Kroacisë, sot është liruar.
Krasniqi ishte një prej udhëtarëve që u lëndua në aksidentin me autobus të linjës Frankfurt – Prishtinë. Aksidenti ndodhi më 25 korrik në Slavonski Brod dhe për pasojë humbën jetën 10 qytetarë që po ktheheshin në Kosovë për pushime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë autobus, gjithsej ishin 69 veta, përfshirë edhe dy shoferë. Njëri prej shoferëve vdiq, kurse drejtuesi i tij, është në paraburgim në Kroaci.
Lajmin për lirimin e Krasniqit e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme,. Xhelal Sveçla.
Sipas tij, Krasniqi është nisur për Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm.
Në spitalet kroate ishin trajtuar rreth 45 kosovarë të lënduar në këtë aksident, por u liruan më shpejt, disa të nesërmen, e Krasniqi pas një muaji e gjysmë.