Arbëri

Vdiq mjeku i njohur Agron Pustina

Mjeku Agron Pustina ka vdekur sot në moshën 77-vjeçare, kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Pustina ishte ortoped – traumatolog dhe llogaritet ndër të parët në Kosovë në këtë fushë.

Ai diplomoi në vitin 1979 në Zagreb, ndërkohë që ligjëroi gjatë në Universitetin e Prishtinës.

Varrimi i tij, do të bëhet sot në orën 16:00 në Prishtinë, sipas udhëzimeve të IKSHPK-së.